Rita Ora: Kam patur marrëdhënie romantike me gra dhe burra

Rita Ora: Kam patur marrëdhënie romantike me gra dhe burra

Rita Ora

Rita Ora është shprehur  se nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja shqiptare foli për “Daily Star Online” në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri të famshëm.

Duke folur për jetën e saj private, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Rita Ora

Rita foli për herë të parë për biseksualitetin kur publikoi këngën “Girls” në maj, ku ajo shfaqet duke u puthur me këngëtaren Cardie B. Fjalët e këngës thonë: " Unë ndonjëherë dua thjesht të puth vajza".

"Girls u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal”, u shpreh Rita.

Rita Ora, Cardi B, Bebe Rexha dhe Charly XCX

Krijuesja e hitit “Ritual” hodhi poshtë edhe spekulimet e mëparshme që është lidhur me këngëtarin Liam Payne, duke këmbëngulur se ata janë thjesht miq të mirë.

"Ju thjesht duhet të dilni me një njeri të sigurt, ky është qëllimi. Është e vështirë të gjesh një burrë që të mos gabojë por ekzistojnë, pasi  kam takuar disa," ka mbyllur intervistën Rita.

Rita Ora me Liam Payne

Rita Ora

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri