Fama e këngëtares me origjinë nga Kosova Rita Ora është duke u rritur nga dita në ditë. Ky fakt vihet re edhe nga ofertat për bashkëpunime që këngëtares nuk i kanë munguar asnjëherë.
Rasti më i fundit është ai i grupit “Vanted” të cilët janë shprehur entuziatë për një bashkëpunim me të.
“Ne jemi duke punuar me Rita Orën, Dappy-in dhe LMFAO dhe besoj se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit tonë, pasi është një bashkëpunim shumë i mirë”, është shprehur lideri i grupit, Siva Kanswaren.
Realizime të tjera të këtij lloj Ora i ka patur edhe me emra të tjerë të famshëm të muzikës si Tinie Tempah, Craig David etj.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com