Këngëtarja shqiptare Rita Ora ndodhet në Florida për të bërë xhirimet e klipit të ri, ku ka marrë edhe një surprizë shumë të këndshme.

Mund të mendojmë se i ka bërë një fans i saj i çmendur apo i dashuri, por nuk është kështu.

Babai i saj, Besnik Sahatçiu, ka shkuar ta vizitojë atë në mes të xhirimeve pa e lajmëruar.

 E lumtur nga kjo surprizë, Rita ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqte babanë e saj.

“Babai im më surprizoi mua, jam vajza më me fat ndonjëherë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e këtij postimi.

Postimi i Ritës