Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora është e njohur për sensin e saj të modës dhe stilin e veshjeve prandaj është konsideruar edhe si një kameleon.

Për këtë Rita shpesh është zgjedhur si imzh i markave të veshjeve të ndryshme.

Por Rita duhet të tregohet më e kujdesshme kur bëhet fjalë për veshjen, pasi një palë atlete e kanë vënë atë para një beteje ligjore prej 100 mijë paund.

Si imazh kryesor i fushatës pranverë-verë 2013 i markës së veshjeve të sportit Superga, pjesë e firmës Skoceze GL Dameck, Rita kishte rënë dakord që të mos vishte këpucë të kompnaive të tjera.

rita ora

Por  në prill të 2013 Rita u fotografua me një palë atlete të bardha të një firmë tjetër, teksa po dilte me mikeshat e saj Cara Delevigne dhe Ellie Goulding.

GL Dameck pohoi se kjo ishte një shkelje e kontratës dhe për këtë është e detyruar të paguajë tarifën 180 mijë paund.

Dokumentat e gjykatës tregojnë se më 1 maj të vitit 2013 Jason Fairclough i markës në fjalë ka kontaktuar përfaqësuesin e Ritës duke i shfaqur problemin.

Pastaj më 15 qershor ai dërgon një tjetër email në lidhje po me të njëjtin problem.

Ora pranoi se ka shkelur një nga rregullat e  marrëveshjes por nuk e justifikon pagesën e përmendur.

Ajo pranoi që të paguante vetëm 90 mijë dollarë plus  TVSH, shpenzimet dhe interesat dhe çështja tanimë ka përfunduar në gjykatë.

Përfaqësuesit e dy palëve kanë refuzuar të komentojnë më tej.

(b.t/shqiptarja.com)