Rita Ora ndihet si motra e vogël e Beyonce

Rita Ora ndihet si motra e vogël e Beyonce
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora është shprehur se ndjehet si “motra më e vogël” e këngëtares Beyonce.

“Jay-Z më ka bërë të ndjehem e qetë, por në të njëjtën kohë ai më ka ndihmuar të kuptoj se kisha shumë punë për të bërë. Ai e bën këtë për vite të tëra dhe unë sapo kam filluar. Thjesht shpresoj karriera ime të jetë po aq e suksesshme sa i tij. Ai është idhulli im muzikor.

Gjithashtu Beyonce më ka thënë, ‘Bëhu vetvetja pasi neve na pëlqen të jemi afër teje’. Më duket sikur jam sikur motra e vogël e saj”, ka thënë Rita.

Së shpejti këngëtarja do të publikojë albumin e saj më të ri të titulluar “Ora”.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të