Rita Ora nis xhirimet e klipit “Shine ya light”

Rita Ora nis xhirimet e klipit “Shine ya light”
Këngëtarja Rita Ora, e cila ka mbërritur dje në Prishtinë, ka nisur xhirimet e klipit të saj, "Shine ya light".

Ajo ka hipur në majë të “New Born”, dhe është shprehur se vetëm në Kosovë do të mund ta realizonte këtë klip .

“Faleminderit që keni ardhur. Vetëm në Kosovë do ta realizoja një klip të tillë, dhe ndaj ndodhem këtu. Ju dua shumë”, ka thënë Ora.

Ajo është fotografuar edhe me këngëtarin e mirënjohur, kosovar Mentor Haziri, i cili ka postuar një foto bashkë me Ritën në profilin e tij në Facebook.

21 vjeçarja e cila mbërriti dje në aeroportin e Prishtinës, është pritur me ovacione jo vetëm nga fansat por edhe nga mediat , të cilat kanë qenë në pritje të ndonjë prononcimi prej.

Këngëtarja nuk ka preferuar të flas duke shkuar direkt në hotel “Emerald”.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar