Duket se suksesi i bashkëpunimit me Chris Broën, “Body On Me” e ka nxitur këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora për një bashkëpunim të radhës.

Këtë herë Ora ka zgjedhur këngëtarin e hitit “Thinking Out Loud”  Ed Sheeran për këngën e radhës.

“Us” do të jetë sipas Ritës një nga këngët më të ëmbla të dëgjuara ndonjëherë dhe gjithashtu do të jetë pjesë e albumit të këngëtares.

"Për mua, është një nga këngët e dashurisë më të ëmbla, më emocionuese dhe më e mrekullueshme që unë mund të kem dëgjuar ndonjëherë".

Së shpejti pritet që këngëtarja me origjinë kosovare albumin e saj më të ri.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)