Rita Ora pas zhgënjimit në
“Met Gala” shfaqet rrëzëllitëse

Rita Ora pas zhgënjimit në<br />“Met Gala” shfaqet rrëzëllitëse
Pasi zhgënjeu me paraqitjen e saj në eventin e madh “Met Gala”, Rita Ora u rikthye sërish në qendër të vëmendjes për mirë.

Mbrëmjen e djeshme ajo u duk rrëzëllitëse në “Gabrielle Gala” në Londër.

Ajo mbërriti në tapetin e kuq me një fustan të gjatë në ngjyrë ari të Emilio Pucci-t .

rita ora

Fustani ishte i hapur në pjesën e dekoltesë dhe në njërën këmbë.

Ndërsa më vonë Rita u vesh me një fustan të zi lëkure të Gucci-t për të performuar këngën e saj të re “I Will Never Let You Down”.

Ajo u duk mjaft e ngazëllyer pas përfundimit të performancës dhe postoi një status në Twitter.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate