Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka marrë një nga çmimet kryesore në Kinë si “Artistja më e mirë Ndërkombëtare”.

Rita Ora së fundmi ka publikuar këngën “Proud” e cila është ende pa videoklip. Frymëzimi për këtë këngë, këngëtares i ka ardhur nga historitë e fansave të saj.

“Më në fund është këtu! Jam më se krenare që të ndajë me ju këngën time të re, e frymëzuar nga tregimet tuaja”, shkruan në Instagram, Rita Ora.

Këngëtarja përveç kësaj  kënge, po punon edhe për këngë të tjera të reja të cilat do t’i publikojë gjatë javëve të ardhshme.

rita ora