Rita Ora pushime luksoze në Turqi, 14 mijë euro vetëm për një natë

Rita Ora pushime luksoze në Turqi, 14 mijë euro vetëm për një natë

Rita Ora në Bodrum

Këngëtarja me origjinë shqiptare  Rita Ora, pas lodhjes me turneun e saj muzikor, po kalon pushimet bashkë me motrën e saj Elenën në Turqi. Sipas Daily Mail, vajzat shpenzuan 14,000 €  për një natë në hotelin luksoz "The Bodrum EDITION".

Këngëtarja 28-vjeçare, postoi një foto me bikini shumëngjyrëshe, ku tregoi trupin e saj të tonifikuar.

Postimi i Ritës

 Krijuesja e hitit "Anywhere" po shijon pushimet në Bodrum, ku nga suita luksoze e  dhomës së gjumit mund të shikojë pishinën dhe kopshtin  privat.

"The Bodrum EDITION"

Resorti në të cilin po rrijnë vajzat ka gjithashtu edhe dy dhoma të tjera,  zonën e zhveshjes, kuzhinë, banjë turke dhe sauna.

E emocionuar për të qenë me pushime, Rita shkroi: 'Shuuumëë e lumtur që kisha 5 ditë të plota para se të filloja orarin e shtatorit !!! Rërë, diell dhe det për mua!

"The Bodrum EDITION"

5/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë