Rita Ora reagon pas rindërtimit të shtëpisë së familjes Sala që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Rita Ora reagon pas rindërtimit të shtëpisë së familjes Sala që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Pjesëtarja e familjes Sala

Rita Ora e mbajti premtimin dhe familja Sala në fshatin Pinar hyri në shtëpinë e rindërtuar, e cila u dëmtua nga tërmeti.

Ajo reagoi në lidhje me këtë: “Shtëpitë që ndërtova në bashkëpunim me skuadrën, më në fund erdhën në jetë. Faleminderit të gjithë që ndihmuan që të realizohej, ambasadorja e Kosvës”.

Krahas shkrimit ajo ka ripostuar foton e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rita Ora ka qenë ndër personat e shumtë që u solidarizuan në lidhje me pasosjat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Bashkë me ndihmën e Kryebashkiakut të Tiranës, ajo është përkujdesur që të mbledhë fonde e edhe të shpejtojë procesin e sigurimit të shtëpive të reja për dy familje të prekura nga tërmeti.

Në më pak se dy muaj, Rita ka arritur që me ndikimin dhe kontributin e saj, të sigurojë dy shtëpi për dy familjet që ata kanë përzgjedhur.

Dje Erion Veliaj ka shkuar për t’i dorëzuar çelësat njërës prej familjeve, familjes Sala, duke falendruar Ritën.

Tashmë pritet që stë realizohet edhe shtëpia e familjes së dytë.

Postimi i Ritës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë