Rita Ora, së shpejti një
këngë në gjuhën shqipe

Rita Ora, së shpejti një<br />këngë në gjuhën shqipe
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se do të sjellë një këngë në gjuhën shqipe.

Rita edhe pse e zhvillon karrierën jashtë asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë dhe Kosovën, madje është shprehur gjithmonë krenare në lidhje me to.

Përveç projektit të ri, Rita ka njoftuar se shumë shpejt do të jetë në Prishtinë.

“Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess ëho ëill come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Gjejeni se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Gjejeni se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot t’vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”.

Ora tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë.

Ende nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares.

Por, ajo që tashmë dihet është fakti se Rita do të këndojë shqip në mbarë botën, këngën e re që do ta sjellë në gjuhën e saj.

Aktualisht Rita është në një lidhje me Calvin Harris, me të cilion duket më e dashuruar se kurrë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar