Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe

Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka realizuar një intervistë për "20min" në Zvicër, ku ndër të tjera ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me Kosovën të cilën mundohet ta vizitojë shpesh, si dhe planet për të ardhmen në muzikë.

Rita preku edhe temën e suksesit të artistëve shqiptarë nëpër botë, duke u shprehur e lumtur për mundësinë e dhënë për të shfaqur talentin në mbarë botën.

“Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën.”- u shpreh këngëtarja-shkruan Lajme.net.

E pyetur nëse kishte ndërmend të realizonte një këngë në shqip, Rita e la të hapur këtë mundësi për të ardhmen, duke u shprehur se është diçka që ka shumë dëshirë t'a realizojë.

"Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në gjuhën shqipe një ditë."- rrëfeu këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës