Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Rita Ora kërkon që një pjesë e spektaklit britanik të talenteve në muzikë “X Factor” të regjistrohet në Pallatin e Brigadave në Shqipëri.
Burime të afërta pranë këngëtares thanë për tabloidin britanik “The Mirror” se Rita Ora i ka kërkuar producentit të këtij kompeticioni Simon Cowell që të bëjë disa regjistrime në ish-selinë mbretërore të Zogut të parë.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova është pjesë e jurisë së X Factor dhe kërkesa e saj ka të bëjë me regjistrimin në Shqipëri të fazës së dytë të këtij talent-show. Konkretisht, Ora sugjeron që konkurrentët që kaluan fazën e parë të konkursit të këndojnë para jurisë së X Factor në rezidencën e mbretit Zog i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1939.
Producenti i X Factor Simon Cowell ende nuk ka marrë një vendim për propozimin e Ritës. Nëse përgjigja do të ishte pozitive, atëherë juria e X Factor do të duhej të zhvendosej në Tiranë ne ate qe pagezohet si "Shtepia e gjytareve". Sipas traditës së këtij kompeticioni, në këtë fazë gjyqtarët vendosin se cilët konkurrentë kanë “brumin” për të vijuar më tej garën në spektaklin të zbulimit të talenteve që finalizohet me një fitues.
“The Mirror” shkruan se nëse do të pranohet sugjerimi i Rita Orës, shfaqja e regjistruar në Pallatin e Brigadave do të transmetohet me satelit në studion në Londër.
Një mik i afërt i këngëtares, është shprehur për “The Mirror “ se “Rita ora është shumë krenare për trashëgiminë e Kosovës dhe Shqipërisë, krenari të cilën e ka shprehur duke ruajtur lidhjet me të dyja vendet”.
Së fundi, këngëtarja Tira Ora u nderua në Londër nga Presidentja Atifete Jahjaga me titullin "Ambasadore e Kosovës".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
2/3
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari, pronar i një mobilierie u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46