Prishja e një objekti në Dhërmi tre vjet më parë, që konsiderohej nga komuniteti ortodoks si një objekt kulti, ndërsa nga qeveria si një objekt pa leje, shkoi deri në atë pikë sa sollie dhe reagimin e Greqisë, e cila u shqetësua për ortodoksët shqiptarë të zonës.

Veprimi i qeverisë për ta shembur objektin ishte përkrahur me vendosmëri nga kryeministri Edi Rama.

Por tashmë duket se kjo përplasje është harruar.

Në fakt, në fshatin Vuno, fare pranë Dhërmiut, dhe që është fshati nga është me origjinë mamaja e kryeministrit, paqja mes ortodoksëve dhe Ramës, mund të përmblidhet fare mirë në fotografitë e mëposhtme, ku në kuadër të rikualifikim mit të fshatit, një prift shihet të bekojë punimet për rindërtimin e një kishe.

Në rresht, para priftit shihen që nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e deri te kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro si dhe kryeplaku i Dhërmiut Aleks Marko.