Rithemelimi denoncoi dhunën ndaj mbështetësve të opozitës në Pukë, reagon policia: Konflikt i çastit! Janë shoqëruar 3 personat që goditën të riun

Rithemelimi denoncoi dhunën ndaj mbështetësve të opozitës në Pukë, reagon policia: Konflikt i çastit! Janë shoqëruar 3 personat që goditën të riun

Plagosja e të riut pas konfliktit

Rithemelimi ka denoncuar mbrëmjen e sotme dhunën e ushtruar ndaj disa prej mbështetësve të opozitës për arsye politike që lidhen me fushatën zgjedhore të 14 majit. Sipas denoncimit të Rithemelimit, në fshatin Fierzë, Pukë, një bandë e armatosur me në krye drejtoin e HEC-it në Fierzë, ka goditur me tytën e pistoletës Besmir Nikën, Bledar Nikën, Ndue Dedën dhe Ridvan Kukën.

Në denoncimin e bërë, thuhet se sulmi ndaj këtyre personave ka qenë politik dhe se personat dhunues kanë qarkulluar me armë në brez duke ushtruar presion ndaj banorëve të zonës.

“Vetëm pak orë pasi koalicioni BashkëFitojmë denoncoi me deklaratë zyrtare përpjekjet për intimidime dhe përdorim të Policisë së Shtetit në fushatën zgjedhore në disa bashki të Shqipërisë, duke u ndalur tek disa raste flagrante në Pukë, pikërisht në territorin e kësaj bashkie, dhuna ndaj opozitarëve u përshkallëzua deri në kërcënim për jetën. Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bande e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike. Të  tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë. Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari. Të tre personat dhunues, sipas raportimeve,  gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe  duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve”-thuhet në njoftim.

Nga ana tjëtër, policia ka reguar me anë të një njoftimi zyrtar, ku bën me dije se i dëmtuar ka mbetur Bledar Nika pas një konflikti me shtetasit V. M., R. M., dhe S. S. Këta të fundit janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen. Ndërsa forcat policore theksojnë se bëhet fjalë vetëm për një konflikt të çastit.

Më herët në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit Floriana Garo u shpreh se eksponentë të policisë së shtetit po përdoren nga qeveria për të presionuar qytetarë të cilët mbështesin opozitën, duke u kërkuar që të mos votojnë në datën 14 maj.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja