TIRANË- Rithemelimi e Partia e Lirisë do të mbajën ditën e nesërme protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Leja për zhvillimin e protestës është marrë si gjithmonë nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", për në orën 10:00.
Policia bën thirrje që të distancohen nga aktet e dhunës. Kujtojmë që protestën e kaluar një moltov u hodh në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve duke rrezikuar jetën e tyre.
“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune”, njofton policia.
Policia e Shtetit njofton se nesër prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.