Rithemelimi e PL protestë para Bashkisë së Tiranës, hedhin molotovë e heqin me dhunë barrierat metalike

TIRANË- Për të 6 herë, rithemelimi dhe PL protestuan me një grup militantësh para bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, duke ndërmarrë akte dhune e hedhur sërish molotovë e tymuese në drejtim të godinës.

Nga hedhja ne molotovëve është rrezikuar jeta e policëve të vendosur përreth bashkisë si kordon sigurie. Si pasojë e molotovëve që u hodhën një prej efektivëve humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Efektivët e tjerë ndërhynë për të shuar zjarrin e shkaktuar nga molotovët.

Për shkak të dhunës dhe përpjekjeve të protestuesve për të carë kordonin e sigurisë, policia përforcoi praninë duke shtuar edhe më shumë efektivët.

Ndërkaq një pjesë e protestuesve përmes veprimeve të dhunshme mundën të heqin edhe rrethimin me barrierën metalike përreth bashkisë tiranë.  

Në pamjet me dron të siguruara nga Report TV, duket se pjesëmarrja në protestë është tejet e ulët, ku siç duket janë veç një pakicë, ashtu si edhe në protestat e tjera të zhvilluara me të njëjtuin skenar, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut veliaj, pas hetimit të ndërmarrë nga spak ndaj disa ish drejtorëve të kësaj bashkie.     

Në protestë nuk mungoi as Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Berisha në arrest shtëpie për korrupsion për aferën ‘Partizani’, ku me një bluzë të stampuar ‘lironi liderin e opozitës’ ajo ishte ndër të parët që u shfaq në tubim, Si për të konfirmuar edhe një qëllimin e vërtetë të protestës, që prej javësh vijon me thirrjet për lirimin e Sali Berishës.

Edhe për protestën e mbajtur këtë të martë para Bashkisë së Tiranës lejen në polici e kishte marrë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Për të shmangur trafikun dhe përplasjen me protestuesit, policia ndaloi lëvizjen e mjeteve në bulevardin pranë Bashkisë, duke i devijuar në rrugë të tjera alternative.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

1715077499_molotovi.jpeg

Zbulohet skema sesi çohen bombat molotov përpara bashkisë, për të përsëritur spektaklin e dhunshëm, në mungesë të pjesëmarrjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është zbuluar skema e dërgimit të mjeteve plasëse. Para zhvillimit të protestës, janë disa gra që u japin çanta disa andoleshentëve që edhe nëse kapen nuk i kap ligji.

Çantat kanë bomba Molotov poshtë, ndërkohë që sipër ka vezë e domate. Disa nga këto ngarkesa janë zbuluar nga ana e uniformave blu.

Ato i mbajnë fëmijë 14-15 vjeç, ndërkohë që këta të foltores mbahen si parti e burrave.

Gjatë protestës së sotme, një efektiv policie ka humbur ndjenjat nga dëmtimi i bombës Molotov.

Ora 14:18
VIDEO/ Protesta e dhunshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ekspertët e kriminalistikës mbledhin provat

Pas përfundimit të protestës para Bashkisë së Tiranës, ekspertët e kriminalistikës kanë mbledhur provat.

Report Tv sjell momentin, teksa bashkia është rrethuar me shirit ndërsa ekspertët po mbledhin provat materiale.

Ora 12:51
Mollë, kastraveca dhe vezë! 'Arsenali' i militantëve të Rithemelimit në protestën para bashkisë Tiranë

 

Mollë, vezë, kastraveca janë përdorur nga militantët e Rithemelimit për të gjuajtur goditën e bashkisë së Tiranës por edhe efektivët gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme. Shqiptarja.com sjell fragmente nga protesta përmes një fotogalerie që fotografon edhe "arsenalin" e përdorur nga militantët.

Ora 12:37
Protesta e Rithemelimit para bashkisë, militantët heqin me forcë barrierat metalike! Përplasen me policinë

 

Militantët e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hequr me forcë barrierat metalike të vendosura nga efektivët e policisë para bashkisë së Tiranës. Policia nuk ka ndërhyrë për të ndalur protestuesit.

Ora 12:28
Protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, qëllohet me vezë në drejtim të bashkisë

Protestues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë ka qëlluar me vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, një militant shihet teksa qëllon në drejt godinës së bashkisë së kryeqytetit.

Ora 12:22
Molotovët në protestën para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat një efektiv policie

 

Molotovët nuk kanë munguar as në protestën e ditës së sotme të Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Madje një prej policëve ka humbur ndjenjat.

Ora 12:21
Protesta e Rithemelimit/ Hidhet molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës

 

Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Ora 11:50
'Lironi babanë', Argita Berisha i prin protestës te Bashkia e Tiranës

Edhe sot para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi i prin protestës së Rithemelimit me thirrjen: “Lironi babin!”

Me portretin e Sali Berishës të stampuar në bluzë, Argita Malltezi tregon se arsyeja e protestës është kërkesa për lirin e babait të saj, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash për hetimet e dosjes 'Partizani'. 

Ora 11:47
PAMJET me dron, një grusht militantësh të Rithemelimit e PL protestë para Bashkisë së Tiranës

Një grusht militantësh të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë po protestojnë sërish para Bashkisë së Tiranës.

Report Tv sjell pamjet me dron, ndërsa para dyerve të bashkisë dallohet pjesëmarrja e ulët në protestë njëjtë si një protestat e mëparshme.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2024 00:51

    Shumica juaj ankoheni per gjykatat,por ne fund,disa shkojne ne kampin e Sales,e te tjeret ne ate te Rames.Mjaft ua rritet egon qe te dyve se dhe keshtu si jane e kane te tepert.Ka ardhur koha te ngriheni per ndryshim.Ngrihuni per te kerkuar te drejten e referendumeve dhe kur t'a fitoni perdorini ato,por mire,kerkoni heqjen e gjykimit te shkurtuar dhe ashpersimin e ligjeve dhe mos lejoni qe te kete denime e hetime selektive dhe mos i lejoni politikanet t'ju perdorin per te shpetuar veten e koleget e tyre kur troket ligji!

    Përgjigju
  • sevi: 07/05/2024 14:27

    Fajin e ka gjykata e ndyre dhe e blere sepse policia i ndalon gjqetaret i lirojne keta shpellare te ndyre.

    Përgjigju
    • A...Zh: 07/05/2024 17:32

      Policia ka pergjegjesi qe nuk evidenton pergatitesit e transportuesit e molotoveve, e kapjen ne flagrance.

  • Micua: 07/05/2024 14:05

    Kujtoj te ndjerin Francesk Radi me kengen e tj te fameshme "Ky fat na ra"ku nder te tjera thote per kriminelet dhe situaten "Eci rruges dhe mendoj/pa shtepi,pa para dhe pa ty e dashur por kjo siren,por cfar po ndodh policia i ndalon,mafja i liron Dhe shkojn' e vijne,ngrihen e ngrihen qeverite Na lodhen premtimet dhe fjalet bosh Nje jet'ka njeriu ndaj kerkon qe ta jetoj' Dhe me poshte thekson: Te kesh para nuk je i sigurte T'mos kesh para dhe me pak i sigurte Rrojm' te gezuar ,me der te blinduar Te huajt punojne,shqiptaret rrojne etjetj Ky tekst i pershtatet situates lidhur me policine dhe gjykatat tona,pavareisht se dicka ka ndryshuar,por ne thelb akoma ky eshte realiteti me politikane te tipit Salianji,Noka,Bardhi e shefat e tyre Berisha,Meta-j,Monika,Mediu e Co! Jetojm' te gezuar,me der te blinduar policia i ndalon, gjykata i liron! etj etj"

    Përgjigju
  • O balla: 07/05/2024 13:25

    Kur te humbi jeten ndonje polic do merrni masa per keto kok palare e i sjell flamur noka ?

    Përgjigju
  • serxho: 07/05/2024 09:15

    Cdo demostrim shoqerohet me molotov,policia i ndalon keta derra gjykata i leshon,kjo eshte drejtesia qe duam eshte kjo....

    Përgjigju
  • fredi: 07/05/2024 08:38

    Distancouni nga malokeria se zbriten shpellaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale