Deputetja Ina Zhupa ka folur për herë të parë pasi u zgjodh anëtare në kryesinë e Partisë Demokratike. Zhupa tha se demokratët duhet të shkojnë të gjithë drejt bashkimit, dhe ajo kryesi përfaqëson 100% të demokratëve. Sipas Zhupës vetëm të bashkuar ato do të mund që të mundin Edi Ramën.
‘Unë jam anëtare e PD prej të paktën 12 vitesh dhe aktive në PD 9 vitet e fundit. I gjithë kontributi im është që demokratët të vijnë në pushtet. Në PD ka një ndarje por është detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit. Legjitimiteti vjen nga anëtarët dhe vota. Sot unë jam anëtare dhe është legjitime si institucion dhe kam zgjedhur të pranoj të jem në atë kryesi që përfaqëson 100% demokratët. Po bëj përpjekje që çdo demokrat të bashkohet dhe të përfshihet brenda partisë. Duke u bashkua do kemi mundësi të fitojmë përballë Edi Ramës.’- tha Zhupa.
Komisioni i Rithemelimit zgjodhi 20 anëtarë të rinj të kryesisë së Partisë Demokratike. Nga 47 kandidatë që u propozuan, Këshilli Kombëtar votoi vetëm 20 prej tyre të cilët do të jenë pjesë e kryesisë. Në listën fituese të publikuar nga Komisioni i Rithemelimit, emri më i votuar ishte Belind Këlliçi i cili siguroi 192 vota. Surpriza në të gjithë këtë proces ishte deputetja Ina Zhupa, e cila doli fituese, ndërsa është e dyta më e votuara nga 6 anëtaret e tjera femra që u zgjodhën. Zhupa iu bashkua Berishës në Kuvendin që ky i fundit thirri më 30 prill.
U hap kopeshti zoologjik ne Tirane.Shikoni luaneshen sa e bukur.
Përgjigju