Profesionet e lira, ‘Ligjet’ miratojnë online aktin normativ! Deklarimet me formularët aktualë, Ministria e Financave: Nuk cenon detyrimet tatimore

Profesionet e lira do të deklarojnë të ardhurat me formularët aktualë tatimorë, derisa të jenë gati në 2025 formularët e rinj. Pas hyrjes në fuqi në 1 janar të taksimit për profesionistët e lirë, përmes një akti normativ, që lidhet me rishikimin e ‘ligjit për tatimin mbi të ardhura’, të miratuara në komisionin e ligjeve, qeveria  shtyn në kohë ato pika që nuk zbatohen dot për shkak të infrastrukturës. Por sipas zv. Ministres së Financave Vasilika Vjero akti normativ nuk cenon zbatimin  e detyrimeve tatimore që kanë hyrë në fuqi tashmë.

‘Rishikimi i sistemit në QKB dhe në DPT, rikategorizim i tatimpaguesve, deklaratat e reja tatimore, duhen parë një ndryshim edhe në sistem për t’u përshtatur me situatën aktuale. Duke analizuar situatën ku ndodheshim, Akti normative shtyn ne kohe disa proces, por jo zbatimin e ligjit. Akti normativ lejon perdorimin e formularëve aktuale, deri në fillim 2025, por nuk cenojnë detyrimet tatimore të bizneseve, si dhe të ardhurat e planifikuara në buxhet.’- tha zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero.

Po në komisionin e ligjeve u miratua akti normativ që lidhet me marrjen e masave urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura, para se të derdhën në dete e lumenj nga subjektet. Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Enkelejda Muçaj tha se kjo ndërhyrje ligjore erdhi pas problematikave të konstatuara në terren në 2023 ku rezultoi se janë rreth 9000 subjekte që shkaktojnë ndotje mjedisore, pasi nuk trajtojnë ujërat e ndotura.

‘Ndodhemi në situatë emergjente, nga ajo që u konstatua. Duhet të kemi zgjidhje të tilla që subjektet të zbatojnë zgjidhje të shpejtë. Për 90 ditë subjektet e përcaktuara duhet të paraqesin, vendosjen e impianteve dhe për trajtimin e tyre. 10 ditë pas miratimit të aktit. Do ngrihet një task forcë pranë AKU, që do ndjek në terren subjektet që duhet të marrë masa për trajtimin e ujërave të ndotura dhe derdhjen e tyre në ujërat larës. Pra të jenë të trajtuara para se të derdhen në ujërat larës. Sjell përfitime në buxhet, do ngrihet task forcë 1 vjeçare për ndërhyrjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura 323 mln lekë.’- u shpreh Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkaq relatori Eduart Ndreca tha se miratimi i aktit është i vonuar, pasi ndotja nga shkarkimet e ujërave të ndotura mbetet një nga shqetësimet kryesore në vend, sidomos në zonat turistike. Ai tha se komisioni duhet të monitorojë zbatimin e aktit dhe të jetë i informuar për atë që ndodh në terren.

Ashtu si në muajt e fundit të sesionit të kaluar, komisionet këtë të martë u zhvilluan online, pas kaosit në seancën e një dite më parë nga opozita, dhe paralajmërimit se do vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në komisione.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'