Sali Berisha ka mbledhur mëngjesin e sotëm deputetët e Rithemelimit, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e kanë përjashtuar sërish nismat e propozuara prej tyre për tu diskutuar në Kuvend. Berisha u shpreh se Kuvendi ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit, të cilën e cilëson si të rëndësishme për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës.
Një tjetër propozim sipas Berishës që është refuzuar është denoncimi i genocidit serb në Kosovë, që sipas tij është refuzuar nga kryeministri Rama, të cilin e cilësoi si argat të Vuçiç.
Ndërkohë ai ka paralajmëruar se do të paraqesin edhe një rezolutë që denoncon genocidin në Lumë, në vitin 1913. Por gjatë kohës që rikujtonte ngjarjet makabre nga serbët, Berisha u shpreh se krimet monstruoze kanë ndodhur në vitin 2013. Më pas ai u korrigjua nga kolegët të cilët i rikujtuan se krimet kanë ndodhur në 1913.
Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të qeverisë se ka vrarë opozitën shqiptare dhe insiston se s’mund t’i shpëtojë drejtësisë. Berisha thotë se do të insistojnë ngritjen e komisioneve për cështjen McGonigal. Po ashtu supozon se implikimi në gjobëvënie i Ramës arrin deri në 50 mln euro.
Pas lustracionit, Sali Berisha insiston që një tjetër ligj që duhet të shqyrtohet është parashkrimi i veprës penale që të mos përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.
Pas lustracionit, Sali Berisha insiston që një tjetër ligj që duhet të shqyrtohet është parashkrimi i veprës penale që të mos përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.
“Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.
Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë. Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”, tha Berisha.
Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të qeverisë se ka vrarë opozitën shqiptare dhe insiston se s’mund t’i shpëtojë drejtësisë. Berisha thotë se do të insistojnë ngritjen e komisioneve për cështjen McGonigal. Po ashtu supozon se implikimi në gjobëvënie i Ramës arrin deri në 50 mln euro.
“Afera McGonigal është një nga skandalet më të mëdha. Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama ka shumë të dhëna se u bë pjesë e sistemit të gjobëvënies të ekipit McGonigal dhe atij vetë ndaj biznesmenëve shqiptarë. S’ka dhe s’mund të ketë një vend tjetër në botë dhe drejtësia të mos thojë asnjë fjalë. Drejtësia ka qenë dhe është në vorbullën e aferës Rama-McGonigal. Këta plackitës, gjobvënës qarkullojnë të lirë me avion e helikopter në të 4 anët kur vendi i tyre është aty me të gjithë gjobvënësit, por këta nuk janë se sistemin e kanë vendosur me miratimin e Edi Ramës. Ne do të insistojmë dhe s’heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzkekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjin. Rama ka shekel të gjithë ligjet e vendit.
Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve”, tha Berisha.
Mëngjesin e sotëm Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar bllokimin e rezolutës që dënon genocidin serb në Kosovë. Ndërkohë ai ka paralajmëruar se do të paraqesin edhe një rezolutë që denoncon genocidin në Lumë, në vitin 1913. Por gjatë kohës që rikujtonte ngjarjet makabre nga serbët, Berisha u shpreh se krimet monstruoze kanë ndodhur në vitin 2013. Më pas ai u korrigjua nga kolegët të cilët i rikujtuan se krimet kanë ndodhur në 1913.
‘Prej një viti po bllokohet rezoluta për genocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët tanë nuk paraqitet as për shqyrtim në komision. Të ishte agjente e betuar e Beogradit linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej. Është apo nuk është atë nuk e di, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit dhe di që e bllokon këtë për totalisht me urdhër të tij. Genocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik. Aktet e fundit të këtij genocid u kryen në operacionin patkoi gjatë luftës në 1999. Por gjenocid serb ëhstë i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës por ai ëhstë plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës dhe genocide serb ka hyrë në traktate monografitë e gjenocideve si gjenocide i Lumës. Në Lumë në vitin 2013, më falni në 2013 kanë kryer krimet më monstruoze ku kanë djegur dhe vrarë 600 banorë dhe ky është fshati Topojan. Barbaritë serbe kanë tronditur botën në atë kohë.
Ka konkulduar se barbaritë e Lumës janë genocide. Edi Rama, bllokon!
Pse sa thashë unë? Ah më falni vjeshtën e 1913. Ah gabim Lapsus! Vjeshat e 1913.
Edi Rama bllokon denoncimin e genocidit serb por urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren në Kukës, e ngritur në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit serb të Lumës.
Do insistojmë derisa të paraqitet denoncimi i genocidit serb në Kosovës. Do të paraqesim edhe rezolutën që denoncon genocidin serb në Lumë.’- tha Berisha.
Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, të cilëve u ka thënë se Kuvendi ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit. Berisha e cilëson si të rëndësishëm për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës.
“Përsëri parlamenti përjashton nismat tona me një qëndrim politik të dënueshëm antikushtetues. Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës komuniste. Ligji, tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit është i sanksionuar për gjykatësit e prokurorët pavarësisht se është shkelur dhe nuk është zbatuar. Megjithatë baza ekziston, ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor është hakmarrëse, e cila nuk bazohet në parimet e lustracionit.
Do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqë është i sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mossjellja e ligjit ka veç një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës të cilën e mbëhsteti edhe Alibasha për gjah shtrigash. Ligji ka rregullat e veta dhe transparencën e plotë”, tha Berisha.
Po ti ham ham per Shkerdhenin,kur ai eshte tu bo qef tu pallu nalt e poshte ate bucen qe Shet breke
Përgjigju