‘Rithemelimi’ ndryshon sërish Statutin më 30 prill, Kaso: Deputetët ‘ex-officio’ në Këshillin Kombëtar! Bozdo: Kryetari i ri brenda qershorit! Apeli? Partia nuk merret në tryezë

Ndonëse Gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, Komisioni i Rithemelimit nis të shtunën, kur edhe do të mbledhë Kuvendin e radhës Kombëtar hapat për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Për Report Tv, anëtari i komisionit të rithemelimit Enno Bozdo thotë se zgjedhja e kreut të ri duhet të ndodhë brenda Qershorit, ndërsa Ivi Kaso sqaron se Kuvendi mund të kërkojë zgjatjen e jetëgjatësisë së Komisionit.

“Në varësi edhe të vendimmarrjeve të tjera për çeljen e garës për kryetarin e partisë do të duhet të përcaktohet me votë përshtatshmërinë ose jo e zgjatjes së afatit të vlefshmërisë  së Komisionit të Rithemelimit, deri në momentin që kryetari dhe kryesia të jenë eficente dhe në krye të detyrës” sqaron Kaso.

“Zgjedhja  e kryetarit dhe kryesisë së partisë Demokratike nuk duhet të kalojë më shumë se fundi i Qershorit”, thotë Enno Bozdo.

Kaso e Bozdo pohojnë se Kuvendi Kombëtar do të bëjë edhe ndryshime në statutin e PD, ndonëse nuk do të prekin thelbin e tij

“Do t’i jepet mundësia kuvendit kombëtar që të rishikojë ose të marrë përsëri në shqyrtim parashikime të tjera statutore sic ishte ai i përfshirjes ‘Ex-Officio’ të anëtarëve të grupit parlamentar në Këshillin kombëtar.”, thotë Ivi Kaso.

“Ndryshimet në statut janë për çështje dytësore dhe tretësore, nuk do të prekin thelbin”, shprehet Bozdo.

Kuvendit Kombëtar i ka paraprirë një proces i gjatë dhe i kontestueshëm zgjedhor në degë, por që në sytë e dy anëtarëve të Komisionit të rithemelimit, shihet si bashkim.

Për zgjedhjet e reja në parti, Rithemelimi nuk shqetësohet jo vetëm nga kritikat brenda vetvetes, por as nga vendimi i gjykatës së apelit, e cila mund ti rikthejë partinë grupit Basha.

“Nuk ka vendim gjykate sado i shtrembëruar dhe në presion ekstrem që t’i vjedhë demokratëve në tryezë partinë. PD për sa kohë të ekzistojnë do jetë në këtë seli”, thotë për Report Tv Enno Bozdo.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 27/04/2022 16:17

    O kasem prit vendimin e gjykates apelit dhe mos fol ne tym

    Përgjigju
    • Den: 27/04/2022 19:26

      Po ju toça nuk e moret ne tavoline me nje vendim alla agron zhuli

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk