Rithemelimi: Prokuroria e Pukës të hetojë si duhet Bashkinë e Fushë-Arrëzit, janë kapur me shkelje

Rithemelimi: Prokuroria e Pukës të hetojë si duhet Bashkinë e Fushë-Arrëzit, janë kapur me shkelje

Sekretari për Çështjet ligjore të Rithemelimit, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Prokurorisë së Pukës që hetojë bashkinë e Fushë-Arrësit, pasi sipas tij KLSH i ka kapur me shkelje. Ivi Kaso thotë se sipas një raporti të KLSH, bashkia e Fushë-Arrëzit ka favorizuar kompani ndërtimi për dy tendera që lidhen me rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë Arrëzit, gjatë periudhës 2017-2018.

Ivi Kaso thotë se kallëzimi i KLSH dhe dosja në Prokurorinë e Shkodrës ka mbetur në sirtar prej tre vitesh dhe Prokurori ka vendosur t’ia kthejë mbrapsht dosjen Prokurorisë së Pukës. Kaso hedh akuza se kompanitë fituese të këtyre tenderave kanë ndërhyrë në Prokurorinë e Shkodrës që të mbrojnë veten dhe e kanë kthyer çështjen mbrapsht në prokurorinë e Pukës.

DEKLARATA E IVI KASO

Bashkitë e Edi Ramës, të cilat ai i mori të gjitha pa garë para katër vitesh ose janë të falimentuara ose të korruptuara. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, pushteti lokal i Rilindjes, edhe kur ushtrohet vetëm, pa pengesa dhe pa kontroll institucional të opozitës, dëshmon se nuk i shpëton dot oreksit të vjedhjes, madje i shtohet edhe më shumë babëzia. Në një auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fushë-Arrëz në vitin 2019, me objekt aktivitetin përgjatë vitit 2017, dhe përputhshmërinë e prokurimeve me të ardhurat për periudhën 2017-2018, ka gjetur disa shkelje.

Dy më kryesoret janë një tender për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë Arrëzit. KLSH pas konstatimeve për shkelje ka kërkuar kallëzim penal për dy kompanitë që, në bashkëpunim me zyrtarët të bashkisë së Fushë-Arrëzit kanë shkelur ligjin. Shkeljet e evidentara nga KLSH janë konsumim i veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, dhe e gjitha është bërë me qëllim paraqitjen e të dhënave të rreme për të fituar tenderat. Shkelja e bashkisë, sipas KLSH, është se nuk ka bërë verifikimet e duhura. Më saktë nuk ka dashur të bëjë verifikimet e rastit, sepse për tenderat të cilat i ka fituar bashkimi i dy kompanive, ka pasur dakordësi që më parë.

Pra, kemi të bëjmë, jo me shkelje nga pakujdesia, por me shkelje me dashje, me qëllime favorizimi dhe korrupsioni. Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shkelje ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës. Dosja është rrotulluar në sirtarët e kësaj prokurorie për tre vjet dhe vetëm para katër muajsh kjo Prokurori ka vendosur t’ia kthejë mbrapsht dosjen Prokurorisë së Pukës. Skema është e qartë: kompanitë fituese me dokumentacion të rremë, për të mbrojtur veten dhe bashkinë Fushë Arrëz kanë ndërhyrë në prokurorinë e Shkodrës që ta “mbyllin” çështjen, duke i’a kaluar Pukës, një territori që ata e njohin dhe mund ta kontrollojnë më lehtë. Gjasat janë që ky të jetë një tjetër krim pa ndëshkim i bashkive të Edi Ramës, një tjetër rast kur taksat e pukjanëve të shkojnë në xhepat e oligarkëve të zonës. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Pukës që të ndjekë gërmën e ligjit jo ngjyrën e parave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve