Rithemelimi thirrje prokurorisë: Hetoni shkeljet e bëra nga mafia e plehrave me faturat në Vaun e Dejës! Po vidhen fondet publike

Rithemelimi thirrje prokurorisë: Hetoni shkeljet e bëra nga mafia e plehrave me faturat në Vaun e Dejës! Po vidhen fondet publike

Ivi Kaso në deklaratë

Rithemelimi ka denoncuar një shkelje me fondet publike në bashkinë e Vaut të Dejës. Nëpërmjet një deklarate për mediat, sekretari për çështjet ligjore të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se në Vaun e Dejës është kthyer vjedhje e fondeve publike deri në shumën e 685 milionë lekëve.

Kaso u shpreh se më  më 17 qershor 2022, kjo shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë, duke shkuar kështu në një shumë totale prej 685 milionë lekësh.

Ai kërkoi që policia dhe prokuroria të hetojnë shkeljet e bëra që sipas tij do të përdoren nga partia në pushtet për të blerë votat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Deklarata e Kasos

Mafia e plehrave dhe votave, që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Vaun e Dejës. Vjedhja e rradhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjykata më 13 shtator 2022, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, vendosi të pranojë kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën e 685 milionë lekëve

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori i landfillit të Bushatit, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Kjo pasi, sic rezulton nga pasqyra e llogarive bankare të Landfillit Bushat, të 12 faturat kanë qenë njëherë dhe plotësisht të shlyera ndaj shoqërisë koncesionare

Kjo konfirmohet edhe nga administratori i asokohe, z. Albert Markolaj, që ndodhet sot në krahun tim. Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte.

Në vend të këtij veprimi, në 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, (Materiali 3 Marrëveshja) nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi nëpërmjet drejtorisë juridike dhe financës për ekzistencën reale të detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejësit, për një detyrim që nuk ekzistonte

E gjitha kjo nuk është tjetër, vecse një skemë kriminale me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vau të Dejës. Kjo skemë përfshin gjykatësin, administratorin e Landfillit të Bushatit, Agron Ceka, dhe kryetarin në ikje të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani. Këta persona përgjegjës duhet të ishin sot përpara organeve të drejtësisë, për korrupsion të kryer në bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj veprimtarie kriminale është i qartë për këdo: blerja e votave për zgjedhjet e 14 majit.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që nëpërmjet Sektorit të Krimit të Ekonomik dhe Prokurorisë, të fillojnë urgjent hetimin e kësaj ngjarje kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët e Vau të Dejës, plot 685 milionë lekë të vjedhura nga taksat e tyre.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit