Thyhet kutia e votimit, ndërpriten zgjedhjet në Malësi të Madhe, kandidatët: Po voton administrata, është fryrë lista e anëtarësisë! Në Shkodër tërhiqen 5 kandidatë

Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Mes demokratëve ka pasur edhe tensione, ku raportohet se është thyer një kuti votimi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kuti është thyer nga kandidati për kryetar Isa Rama, i cili pretendon se listë e anëtarësisë është fryrë dhe janë futur persona që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Kandidatët ngrenë akuza se në votim kanë marrë pjesë edhe punonjës të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe, të cilët nuk janë pjesë e partisë.

E njëjta problematikë është shfaqur edhe një ditë më parë në Bulqizë, ku votimi u ndërpre për shkak të përplasjes mes kandidatëve. Komisioni i Rithemelimit kishte miratuar një listë me 1700 anëtarë, por në momentin kur do mbaheshin zgjedhjet Rithemelimi dërgoi në Qendrën e Votimit një listë tjetër me 2258 anëtarë. Pasi kandidatët nuk ranë dakord me njëri tjetrin, u caktua që zgjedhjet të zhvillohen më 6 mars.

Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha, nuk ka ndërmend ta ndalë procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve, ndonëse ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë nga Apeli se kush do e kontrollojë partinë.

Ditën e sotme 'Rithemelimi' zhvilloi zgjedhjet në 9 degë Peqin, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Korçë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe,  Tirana 7, Devoll, proces që nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 19:00.

Në Shkodër ishin në garë 9 kandidatë, por 5 prej tyre u tërhoqën. Gjenarin Kapcari fitoi garën për kreun e PD-së në Shkodër me 792 vota, ndërsa Arben Lushaj mori 629 vota. Të gjithë kandidatët në Shkodër kanë mbështetur Berishën edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, Rithemelimi mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. 

Degët ku u zhvilluan zgjedhjet dhe kandidatët fitues

Peqin

Arjan Ashiku

Mustafa Pashja, fitues, 50.6  % të votave

Korçë

Arben Fezolli

Devis Osmani, fitues

Ledina Alolli

Mateo Balli

Lezhë

Alen Kola

Anton Gjoni

Arben Ndoi, fitues 

Mirditë

Aleksandër Picaku

Gjon Ndoj

Albert Mëlyshi, Fitues 56 % të votave

Shkodër

Arben Lusha

Arjan Peraj

Emiljano Ccekini

Elvis Deda

Gjenarin Kapcari fitues

Vildabe Gushta

Vau i Dejës

Bernard Ndreca, Fitues 69% të votave

Mersin Zagani

Fredi Sterkaj

Malësi e Madhe ( Zgjedhjet u anuluan)

Isa Ramaj

Mimoza Rexhvelaj

Tirana 7

Avni Tobli, Fitues me 46% të votave

Elvis Hidri

Gjovalin Syla

Kadri Tafa

Devoll

Aleks Xhaçi

Arben Miza

Çlirim Hoxha

Elvis Hajderlli, fitues

Ervis Kaso

Klevis Milo

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Tensione mes demokratëve në Malësi të Madhe, thyhet kutia e votimit e ndërpriten zgjedhjet, kandidatët: Po votojnë persona që nuk janë anëtarë të PD-së

 

Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për kreun e ri të PD. Sipas burimeve, është thyer kutia e votimit.

Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.

Ora 11:31
Zgjedhjet e ‘Rithemelimit’ në Shkodër, kandidatët: Kryefjala e ditës bashkimi! Gara jo mes nesh, por përgatitje për rikthimin e PD në pushtet

 

Katër kandidatët e “Rithemelimit” në zgjedhjet të cilat po zhvillohet gjatë ditës së sotme në Shkodrën, janë shprehur se kryefjala e kësaj dite është bashkimi.

Sipas Vildana Gushtit, kjo fituesi i garës së sotme do të përcaktojë hapat e së ardhmes në PD.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë demokratët e Shkodrës. Sot do të përcaktohet hapat për të ardhmen e PD. Gara nuk është mes nesh, ne po përgatitemi për një garë më të rëndësishme.”, tha ajo.

Sipas Kapcarit, qëllimi i “Rithemelimit” me këto zgjedhje në bazë është bashkimi i PD.

“Kryefjala e kësaj dite është bashkimi i PD. I bëjë thirrje të gjithë demokratëve të vijnë të votojnë sot. Gara është e fortë.”, u shpreh ai.

Kandidati Deda theksoi se kjo nuk është një garë mes 4 kandidatëve, por një përgatitje për një garë më të madhe, e cila sipas tij do të sjellë PD në pushtet.

“Votimi të jetë masiv. Kjo garë nuk është mes nesh, por po na përgatit për të jemi një opozitë e fortë si edhe për të risjellë PD në pushtet.”, tha Deda.

Ndonëse kandidatët e Shkodrës i kanë vënë theksin bashkimit, në garë hynë vetëm mbëshetësit e Berishës.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeloshi: 25/04/2022 15:28

    Vildans Gushta ska leelne gjo pa vjefhur kur ishte drejtore te azili pleqve tani kerkon te brhet dhe kryetare partie turp s'ka ku shkon maturp.Arben Lushaj ska lan gj pa vjedh te tatimet tani kandidon per kryetar te dy keto pa shkoll.kjo edhte partia qe i mbledh rreth saj,prandaj Shkodra ka ecur shum perpara,brravo doktor non grata me keto militanta.

    Përgjigju
    • Gradishta: 25/04/2022 18:21

      Sado të ketë vjedh Vildani dhe Arbeni kurrësesi nuk nuk ja kalojnë Ali babës Sali me Shkëlzen,argitë e liri që janë kampionë në vjedhje,vrasje e djegie për rrjedhojë edhe këta ushtarët e tij luftojnë me e shbërë atë që quhet Shqipëri për interesat e bacës nongrata Sali sipas misionit të ngarkuar nga vjerra Sërbi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit