DIBËR- Përplasja mes kandidatëve për listën e anëtarësisë ka çuar në anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të degës së Partisë Demokratike në Bulqizë. Fillimisht Komisioni i Rithemelimit kishte miratuar një listë me 1700 anëtarë, por ditën e sotme në momentin kur do mbaheshin zgjedhjet Rithemelimi ka dërguar në Qendrën e Votimit një listë tjetër me 2258 anëtarë.
Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Shkëlqim Tançi thotë se në listën e anëtarëve janë shtuar emra që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike, por i përkasin partive të tjera. Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për anulimin e zgjedhjeve, ku thotë se kandidatët nuk ranë dakord që të mbaheshin zgjedhjet dhe u vendos që të zhvillohen ditën e martë më 6 mars.
“Për sot procesi u pezullua, u shty për një datë tjetër, për arsye të mosrakoordimit të listave. Lista e miratuar nga kryesia ishte me 1700, lista që erdhi sot ishte e fryrë me 2258 emra. Dy kandidatët vendosën që të mos futen në këtë lloj gara sepse nuk është garë e barabartë sepse listat janë të fryra me emra që nuk ekzistojnë fare të PD aktualisht. Mund të jenë pjesë e partive të tjera. Emrat që janë shtuar janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, janë emra që kanë votuar në referendum”, tha Tançi.
Kandidati për kryetar Fatos Hoxha në një prononcim për mediat tha se janë kundër kësaj liste pasi nuk ishin njohur më parë me të.
“Kemi një problematikë me listat. Kemi punuar me një pjesë të listave. Në komision kanë ardhur lista të tjera, ku janë shtuar gati 500 anëtarë. Nuk jemi njohur me këtë listë. Jemi kundër kësaj liste. Nuk e di si do veprohet “, shprehet kandidati për kreun e degës Fatos Hoxha.
Por, kjo shkelje e hapur në procesin e votimit nuk përbën aspak problem për kandidatin tjetër për kryetar Shaqir Manjani i cili thotë se gara duhet të vazhdojë.
“Jemi krejt dakord, të vazhdojë procesi, mos të pengohen demokratë të votojnë. Jam krejt dakord që të vazhdojë, listat janë të pastra atë plota, janë të përcaktuara me vendim të komisionit të rithemelimit. Lista e votimit do përdoret lista e 2019 dhe kësaj liste i shtohen anëtarët që kanë votuar në referendumin e 18 dhjetorit”, shprehet kandidati tjetër për kryetar dege Shaqir Manjani.
Komisioni i Rithemelimit nuk ka ndërmend ta ndalë procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve, ndonëse ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë nga Apeli se kush do e kontrollojë partinë. Kryetarët e degëve janë zgjedhur në Maliq, Belsh, Vorë, Krujë e Tiranë dega 14.
Në Maliq kryetar i degës është zgjedhur Nevjon Kodrasi me 89% të votave, ndërsa në Belsh kryetar është zgjedhur zgjedhur Flamur Cani me 94% të votave. Kryetar i degës PD Vorë është zgjedhur Pëllumb Brusha me 80% të votave dhe në degën e PD-së në Krujë, mes 5 kandidaturave, kryetar është zgjedhur Xhevair Bilja, me 41% të votave. Ndërsa në Tiranë, dega 14, kryetar është zgjedhur Besim Kuka, me 78% të votave.
Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, Rithemelimi mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Në degën e PD-së në Krujë, mes 5 kandidaturave, kryetar është zgjedhur Xhevair Bilja, me 41% të votave. Ndërsa në Tiranë, dega 14, kryetar është zgjedhur Besim Kuka, me 78% të votave.
‘Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën: Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votive. Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.’- njofton Rithemelimi.
Në Vorë, kryetar i degës është zgjedhur Pëllumb Brusha me 80% të votave.
'Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.'- njofton Rithemelimi.
Nevjon Kodrasi është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Maliq, me 89% të votave, në zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit.
‘Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Maliq. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Maliq u shpall z. Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave.’- njofton Komisioni i Rithemelimit.
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD-së në Belsh. Me 94% të votave është zgjedhur Flamur Cani.
‘Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.’- njofton Rithemelimi.
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për zgjedhjet e kreut të Bulqizës të cilat u anuluan. Rithemelimi thotë se këto zgjedhje u anuluan pasi nuk u arrit një dakordësi mes kandidatëve. Në njoftim bëhet me dije se zgjedhjet në këtë degë do të zhvillohen ditën e martë, më 26 prill.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon normalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë”, thuhet në njoftim.
/GRADISHTA/,komenti juaj ishte interesant,por pse e perdhos titullin e nderuar /Bace/?! Bace quhen burra te moshuar,te pjekur,te nderuar e te respektuar nga te gjithe.Mjekun Berisha mund t'a respektonin shume njerez,po cili kontigjent e respekton dhe e nderon politikanin,partiakun dhe shtetarin Berisha?!
PërgjigjuKJO PARTI E KRIMINALIZUAR GJER NE PALCE,,,PD,,,,KA NJA 8 VJET QE KA DALE NGA POLITIKA,,,KETO PERPJEKJE JANE TE KOTA ,,PER TU RI--NGJALLUR,,,I VDEKURI NUK RIGJALLET ME,,,,,KENI SHKUAR PER LESH ME SALI E TOSUN BAC...POPULLI DO JU COJE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME PERFUNDIMISHT PER SKRAP....
PërgjigjuPër çfar komision rithemelimi e keni fjalën,kur në PD që nga dita e parë e ngjizjes të saj si forcë politike nuk ka pasur asnjëherë as komision themelimi e as kom.rithemelimi por vetëm komision EMËRIMI. Komisioni i parë i emërimit e kishte emrin R.Alia dhe emëroi kryetar të PD S.Berishën Komisioni i dytë i emërimit e kishte emrin Sali Presidenti dhe emëroi gjoja kryetar pd-në Tartan Shehu Komisioni i tretë e kishtë emrin po Sali po jo president dhe për merita të veçanta në zgjedhjet e 96,piramidat,luftën veri jug e të tjera e të tjera emëroi po bacën Sali megjithse ishte në zi për fitoret e tij,por e mori për të mirën e partisë e të Shqipërisë..kjo dihet. Komisioni i katërt po me emrin Sali emëroi po bacën Sali bile e bëri dhe kryeministër për bëmat e tij. Komisioni i pestë po me emrin Sali mbasi vrau ,vodhi,dogji e shiti Shqipëri me kryeministër Sali urdhëroj lënien në ilegalitet të tij dhe emëroi në krye të pd-së Lulush hollandezin i cili e kish të ngulitur thellë në shpirt parimin kur themi PD nënkuptojmë Sali,kur themi Sali nënkuptojmë PD.të cilin e zbatoj me fanatizëm,tash nga fundi tha boll më të bëhem një çikë kryetar vetë,po ç'ne ore të le komisioni i emërimit me emrin Sali,të nesërmen e 9 shtatorit që vendosi të bëhej një çikë burrë ,bile duke i marrë të gjitha përgjegjësitë vetë ,menjëherë doli komisioni i emetimit me ëmer Sali dhe i tha je i shkarkuar ti dhe krietar i pd-së është baca Sali më vendim të komisionit të EMERIMT me emrin SALI.
Përgjigjuzoteri Berisha ka lare borxhin qe ka patur ndaj PD-s,me hudhjen ne plehra te legenit qe ka vendos pas vetes Lulzim Braves..me vazhdim te dominimit ne PD,do te humbet doktorri por te sigurte dhe PD-ja dhe Shqiperia do mbetet pa opozite per shume vite,zgjidhja eshte qe dikush i treti te udheheq PD-n si per shembull Bamir Topi..dhe gjasat i ka te medhaja qe me pune do munde Ramen pas kaq viteve
PërgjigjuNa hapet barkun me komisionin e leshit te rithemeleshit gjejini nje emer tjeter
PërgjigjuKomisioni b… q…imit.