Riti barbar i hakmarrjes (gjakmarrjes) shqiptare

Riti barbar i hakmarrjes (gjakmarrjes) shqiptare

Viktima Mario Majollari dhe babai i tij Avni Majollari, qe po vuan denimin me burg perjete

Ky djali, që u vra mbrëmë në Tiranë, ka qenë 10 vjeç kur i ati ka vrarë dy persona. Ai u dënua me burguim të përjetshëm, maksimumi që parashikon ligji, dhe prej 4 vjetësh është kapur e tani po vuan dënimin.

Por instikti i hakmarrjes(gjakmarrjes) të thotë se nuk gjen rehat pa dërguar në atë botë, atë që bëri krimin. Në pamundësi për ti marrë jetën babait-vrasës, ata qëlluan mbi djalin. Por djali çfarë faji ka? Ai ka qenë një fëmijë kur i ati u mori jetën dy njerëzve. Vrasja e fëmijës në emër të krimit të babait, është një maskarallëk kafshëror.

Në emër të këtij riti barbar, sot në shumë zona të Veriut, ka fëmijë që qëndrojnë të ngujuar, pikërisht sepse i tremben vrasësve që kërkojnë të marrin gjakun apo hakun për krimet e baballarëve apo xhaxhallarëve.

Ne foto: Viktima e mbremshme, 28 vjec dhe babai i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?