Me siguri që një metodë të tillë kurimi nuk e kishit dëgjuar. Bëhet fjalë për banorët e Santa Martës në Spanjë, të cilët hyjnë në arkivole e më pas dalin pasi sipas tyre kështu shërohen.
Një teknikë e rrallë kurimi sëmundjesh vjen nga fshati i vogël në Spanjë, banorët e të cilit futen nëpër arkivole e më pas zhvillojnë një paradë.
Parada e çuditshme u zhvillua të dielën, në Santa Marta de Ribarteme, një fshat në kufi me Portugalin, ku u zhvillua rituali i përvitshëm. Banorët zhvillojnë atë që e quajnë “pelegrinazh”, në nder të shenjtores Santa marta, ku shumë pjesëmarrës kërkojnë lehtësim për sëmundjet e tyre. Të gjithë ata që janë përballur me sëmundje të rënda afër vdekjes ofrojnë vetveten në arkivole të hapura, e më pas me statujën e Santa Martës në duar kalojnë nëpër fshat.