Rivalët e Bashës, pa kandidat
në garën për kryetarin e ri të PD

Rivalët e Bashës, pa kandidat<br />në garën për kryetarin e ri të PD
Rreth 80 zyrtarë të lartë apo edhe jo të një niveli të tillë në Partinë Demokratike, të cilët dy ditë më parë nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku i kërkonin dorëheqjen e parevokueshme kryetarit të PD Lulzim Basha, si përgjegjës për humbjen historike të PD në zgjedhjet parlamentare, duket se nuk do të propozojnë asnjë kandidat përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Burime pranë PD: Gara e pabarabartë
Burime për Report TV  thonë se  këta emra që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nuk besojnë se do të ketë një garë të barabartë për vetë kushtet në të cilat parashikohet të zhvillohet ajo.

Të njëjtat burime thonë se me vendimin për hapjen e garës është shkelur statuti i Partisë Demokratike pikërisht neni 43 i tij, në të cilin parashikohet se në mungesë të zgjatur të kryetarit, e me autorizimin e tij njëri prej dy nënkryetarëve zëvendëson kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin  që do të drejtojë partinë deri  në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.

Është pikërisht ky nen i statutit të Partisë Demokratike, i cili për të pakënqurit reflekton mungesën e zbatimit të tij nga kryetari Basha i cili ka ngrirë funksionet e tij në parti deri në finalizimin e garës, kur 105 mijë demokratë do të votojnë me datën 22 korrik.

Por jo vetëm kjo arsye, kur nuk është respektuar statuti për thirrjen e strukturave, i bën të pakënaqurit në PD të mos propzojnë asnjë kandidat në këtë garë, por edhe mbajtja e tyre në një kohë rekord e bën të pabarabartë këtë process. Kështu rreth 80 zyrtarë të cilët me një deklaratë të përbashkët, kërkuan dorëheqjen e e parevokueshme të kryetarit Basha, e që asnjëri prej tyre nuk ka mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshme, duket se nuk do të ketë asnjë zë përballë, në një garë që thuhet se është e pabarabartë dhe në shkelje me statutin e Partisë Demokratike.

I vetmi emër që ka sfiduar Lulzim Bashën në këtë garë është Eduart Selami, i cili nuk e firmosi deklaratën e të pakënaqurve, por nuk kritikoi as listën e deputetëve të Lulzim Bashës.

Megjithatë Eduart Selami në katër vitet e fundit si pjesë e PD ka qenë shpesh herë zë kritik i lidershipit demokrat, por këtë nuk e ka shfaqur në parlament por përmes intervistave televizive apo në mbledhjet e mbyllura të grupit parlamentar demokrat, ndërsa nuk u bë pjesë e fushatës zgjedhore gjatë muajit të fundit.  

Nga kjo garë Eduard Selami mendon se PD do të dalë më e fortë. Megjithatë çdo kandidat ka kohë që deri me datën 2 korrik të paraqesë pranë PD kërkesën për t'u bërë pjesë e këtij procesi e për të sfiduar Lulzim Bashën apo edhe Eduart Selamin tashmë.

Ristani kundër Bashës: Çelja e garës në PD, antistatutore
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e quan antistaturo shpalljen e zgjedhjeve për kryetarin e ri, pa mbledhur më parë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më parë. 

Përmes një statusi në Facebook, Ristani shkruan se "vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut". 

"Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise", shkruan Ristani. 

Postimi i plotë i Ristanit
Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut. 

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…