Rivalët e Shqipërisë/ Kombëtarja asnjë fitore me Anglinë dhe Letoninë, kundër Serbisë dy ndeshje! Dominojmë Andorrën

Rivalët e Shqipërisë/ Kombëtarja asnjë fitore me Anglinë dhe Letoninë, kundër Serbisë dy ndeshje! Dominojmë Andorrën

Kombëtarja


Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.

Kundër Anglisë ekipi ynë është përballur gjashtë herë, duke pësuar po kaq humbje.

Kundër Serbisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur në dy raste. Fitorja 0-3 e tanëve në tavolinë në 14 tetorin e 2014 dhe humbja 0-2 në datën 8 tetor 2015 në "Elbasan Arena".

Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë Letonisë. Janë pesë ndeshje në total, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999. Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.

Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur. Në anën tjetër një përballje është mbyllur barazim. Me Andorrën takimet regjistrohen nga viti 2000 deri në vitin 2021.


Lajmi kryesor:

E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…

Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…