I pari që ngriti zërin ishte portieri i Krusadersit, Shën Onill, rivali i Skënderbeut në turin e parë eliminator të Champions League në sezonin 2015-2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. Sipas portierit irlandezo verior, në 10 minutat e fundit, nuk kishte parë kurrë futboll të tillë.

Edhe tifozët e ekipit të Krusaders reaguan në rrjetet sociale. “Skënderbeu ndaloi të luante. Në pesë minutat e fundit, Krusaders shënoi një gol të parregullt për pozicion jashtë loje, e goditi dy herë shtyllën dhe shënoi dy gola” – shkruhet në raportin e UEFA-s.
Ndeshja Crusaders vs Skënderbeu
Nuk mbaron me kaq. Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgut kanë raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në një ndeshje miqësore me Skënderbeun. Trajneri i Silkeborgut dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeun më 24 janar 2013. Në raport thuhet se lojtarët e Skënderbeut hoqën dorë nga ndeshja në pjesën e dytë.
(Skënderbeu vs.Silkeborg)
UEFA përcjell në raport gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, më 19 dhjetor të vitit 2015. Tifozët e kuq kishin një baner ndaj presidentit të Skënderbeut, ku shkruhej “Take-Tuke, ndeshje të trukuara 100%”. Kjo banderolë i referohej ndeshjes së trukuar të Skënderbeut kundër Lokomotivës së Moskës në Europa League.

Skënderbeu vs. Lokomotiva
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










