BRUKSEL - Pas përfundimit të sezonit veror, Parlamenti europian ka rinisur punimet. Në qendër të debateve ka qenë rivendosja e regjimit të vizave për ato vende të cilat nuk respektojnë rregullatr e zonës Shengen. Nuk ka mbetur shumë kohë për legjislacionin në pritje për aprovim, pasi më 2014 zhvillohen zgjedhjet europiane. Një debat i gjallë në Strasbourg në gjirin e Parlamentit Europian që duhet të aprovojë pezullimin e përkoshshëm së lëvizjes së lirë për vendet që abuzojnë me këtë liri themelore të BE.
“Ky mekanizëm do të ketë qartësisht pasoja për vendet e treta, por mendoj, që ne duhet të mbrojmë interesin e qytetarëve europianë dhe të gjejmë zgjidhje për problemet që hasin miliona prej tyre”, sqaron raportuesi Agustin Diaz De Mera. “Ne s’duhet të tregohemi naivë. Nëse heqja e vizave afatshkurtra përdoret për emigracion të paligjshëm dhe nëse ushtrohet presion i madh në sistemin tonë të azilit, atëherë ne duhet të mbrojmë qytetarët tanë, duke rivendosur vizat me vendet e treta që abuzojnë", shprehet Houllin. Por jo të gjitha grupimet pôlitike janë dakort.
Ka nga ato që konsiderojnë, se për shkak të abuzimeve individuale penalizohen shumë qytetarë të rregullt, apo se problem i vërtetë që kanë vende problematike me lëvizjen e lirë si Serbia ka të bëjë me romët. Ndërkohë Komisioni Europian s’është dakort me kompetencat që i kanë lënë në rregulloren e re. “Ky mekanizëm po kthehet në bllokadë për vendet e Ballkanit.
Nëse ne do biem dakort për këtë mekanizëm, do të thotë që s’ka më solidaritet midis vendeve të pasura si Austria apo Gjermania. Kjo rregullore është anti roma. Tani, në kufirin serb, çdo rom, ose person që ngjan me romët mund të kthehet mbrapsht”, shprehet deputetja Cornelia Ernst. “Për Komisionin, parimi i reciprocitetit s’përputhet me dy nene të traktatit të BE-së. Ndaj, ne rezervojmë të drejtën që ti drejtohemi Gjykatës së Drejtësisë së Luksemburgut” tha përfaqësuesi i Komisionit Europian Neven Mimica.
Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com