‘Riviera e lindjes së mesme’, kundërpërgjigja e rrjeteve, video kritike me liderët botërorë për 'Rripin e Gazës', shfaqen Trump, Netanyahu, Biden e Meloni

Pas videos së publikuar nga Donald Trump për “Gazën e ardhshme”, në rrjetet sociale po bën xhiron një video që po interpretohet si kundërpërgjigje.

Videoja e publikuar nga krijuesi Andrea Gastaldon më 17 shkurt pas deklaratave të para të Trump mbi dëshirën për ta shndërruar Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme) është bërë virale orët e fundit. Në pamjet mund të shihet deti i kuq nga gjaku i Gazës, ndërsa liderët kryesorë botërorë argëtohen në breg, ndërsa në sfond janë rrënojat e Rripit të Gazës.

Në klipin e krijuar me inteligjencë artificiale janë Giorgia Meloni, Kamala Harris, Ursula von der Leyen, Joe Biden, Mark Zuckerberg, Elon Musk (duke qarë duke kapur një nga raketat e tij në miniaturë) dhe padyshim Trump dhe Netanyahu.

Nga 17 shkurti e deri më sot, Trump ka përsëritur disa herë se dëshiron të blejë, rindërtojë dhe transformojë Gazën duke larguar palestinezët. Një plan që pa miratimin edhe nga kryeministri izraelit. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 28/02/2025 17:32

    Nqs do arrijn ta bejn Gazen sic mendojn kto te 2 do ken kthy patkojt nga dielli.kujtojne se jan te pavdekshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un