Rivlerësimi i pronave ‘peng’ i referencave të reja në qytete! Shtyhet përsëri drafti në parlament! Eksperti: Kanë stopuar shitblerjet e pronave

Diskutimet për projektligjin e rivlerësimit të pronave janë shtyrë përsëri. I parashikuar për të kaluar në seancë plenare më 3 tetor, ai është shtyrë për në 31 tetor. Por në fakt ky projektligj ende nuk ka marrë vulën jeshile as në komisionet parlamentare, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka dhënë vlerësimin se sa do të jetë tatimi për këtë proces.

Teksa pritej që rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të hynte në fuqi në shtator siç u paralajmërua, ai po shtyhet vazhdimisht, dhe shkak për këtë duket se janë referencat e reja të pronave nëpër qytetet e tjera të vendit, e kryesisht të bregdetit. Për referencat në këto qytete ka disa muaj që po punohet, dhe vetëm pasi të caktohen ato pritet të nisë edhe rivlerësimi i pronave.

“Ne jemi pak vonë sepse duhet të ishte bërë i gjithë procesi i hartës së re të çmimeve të referencës që të na lejonte ne që në shtator të kishim nisur me rivlerësimin në shtator. Është normale që çmimet e tregut të ndryshojnë atje sipas çmimeve të referencës”, tha eksperti Orgest Beti.

Ky vendim që pritet të finalizohet në ditët në vijim, synon që pas rivlerësimit pronat e qytetarëve të përafrohen me çmimet e sotme të tregut dhe jo më referencat e vjetra. Për shembull sot një apartament në Durrës qoftë në bregdet apo në periferi të qytetit ka të njëjtën çmim reference rreth 660 euro metri katror por në fakt çmimet reale janë shumë të larta se kjo shifër. Dhe në rast rivlerësimi tani, prona e qytetarët afrohet me referencat e vjetra, dhe jo me vlerën reale të tregut.

Gjatë vitit 2023 u miratuan çmimet e referencës për Tiranën, ku pati rritje deri në 30% të vlerës së pronave në zonat VIP të kryeqytetit. Po ashtu për të bërë rivlerësimin e plotë, do të merret në konsideratë edhe 1% i amortizimit për vjetërsinë e banesën.

Nga ana tjetër ‘ngecja’ e procesit të rivlerësimit ka bllokuar edhe shitjet e pronave.

“Kjo ka bërë që pritshmëritë e njerëzve të jenë shumë të larta dhe një pjesë e madhe e tyre kanë stopuar, shitjen dhe blerjen e pronës, kjo sepse norma tatimore që do të aplikohet është me interes për të dyja palët, si për blerësin ashtu edhe për shitësin”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Orgest Beti.

Sot nëse një pronë shitet do të paguhet 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur. Kurse me rivlerësimin tatimi është më i ulët, siç pati thënë Rama pritej në 5%.

Për këtë ngërç të krijuar me këtë proces, ku që prej muajit maj kur në Kuvend u depozitua nisma ligjore e deputetes së PS-së Blerina Gjylameti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe ende nuk ka nisur ka reaguar edhe Shoqata e Ndërmjetësuesve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA).

“Një zvarritje e tillë pothuajse 6 mujore, shoqëruar me një paqartësi mbi qëndrimin e Ministrisë së Financave, edhe pse Kryeministri në datë 17 korrik ka promovuar dhe miratuar këtë iniciativë me 5%, që duhet të fillonte efektet brenda Shtator 2024 (dalje mediatike mbi performancën e Turizmit, Legalizimet dhe Rivlerësimin) ka vendosur tregun para risqeve shumë të shtuara dhe efekteve të sigurta domino në ekonomi”, thotë shoqata e ndërmjetësuesve të pasurive të paluajtshme.

Përmes një njoftimi zyrtar NAREA thotë se mbajtja pezull e këtij procesi të paralajmëruar, ka ulur shitjet, dhe këtë e konfirmojnë tatimet e paguara.

“Për 9-mujt e parë të 2024, janë arkëtuar më pak se 2% e të Ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin Kapital, duke sjellë një gropë prej 56 Milionë Euro. Përtej mungesës së arkëtimeve dhe nevojës ose jo për këto, një fakt i tillë duhet të shqetësoj jo vetëm NAREA, jo vetëm ju si partnerë mediatik, por këdo që kupton se rënia e besimit të konsumatorit, kolapsimi i tregut të rishitjes ka efekte të sigurta domino mbi sektorin financiar, mbi sektorin e ndërtimin, atë të turizmit dhe mbi gjithë ekonominë”, thotë NAREA në njoftim.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë