Rivlerësohen 35 mijë pasuri të paluajtshme, Kadastra: Kemi në proces vlerësimi mbi 3 mijë dosje të tjera

Rivlerësimi i pronave ende nuk ka arritur në shifrat e parashikuara nga Kadastra Shqiptare dhe  shkak për këtë është pandemia COVID-19, e cila në tre muaj të vitit 2020 thuajse e stopoi këtë proces. Sipas të dhënave të Kadastrës deri më tani janë bërë në total 35,054 rivlerësime pronash, nga të cilat ende janë pa u paguar nga qytetarët 12,258 rivlerësime pronash.

Ndërkohë në total sipas të dhënave kanë aplikuar për këtë proces 38,125 qytetar, dhe janë në proces duke u punuar edhe 3,071 dosje, për të vendos më pas nëse janë për tu rivlerësuar apo kanë probleme. Ligji për rivlerësimin e pronave ju jep të drejtën 50 mijë qytetarëve që ta kryejnë këtë proces, nëpërmjet të cilit afrojnë çmimin e pronës së tyre me vlerën e tregut.

Ata që bëjnë rivlerësimin do të paguajnë tatimin në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa për rivlerësimin e biznesit tatimi është 5%.

Qytetarët nga rivlerësimi përfitojnë në momentin e shitjes së pronës, pasi nëse një banesë është blerë 100 mijë euro dhe pronari do e shiste për 120 mijë euro ai do të paguante 15% tatim  për diferencën prej 20 mijë eurosh, që është 3 mijë euro. 

Ndërsa tanimë qytetari paguan 3% tatim ose 600 euro për rivlerësimin e pronës dhe kur e shet nuk paguan më tatim. Afati zyrtar për të kryer këtë proces përfundon në 30 shtator 2021 dhe në buxhet është parashikuar të arkëtohen 6 miliardë lekë.

Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet dhe ka regjistruar edhe interesin më të ulët nga qytetarët, pasi në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa ndërsa ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017, për 63 mijë pasuri. Në rivlerësimet e para tatimi ka qenë më i ulët, dhe sipas vlerësuesve të pasurive tatimi 3-5% është pengesë për të pasur një fluks më të madh.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'