Alket Rizai, prej shtatë vitesh është shndërruar për drejtësinë greke. Dy herë me radhë, ai është arratisur nga i njëjti burg i sigurisë së lartë, në mënyrën më spektakolare, me helikoper.
Arratisja e parë ka ndodhur 4 qershor 2006. Alket Rizai, së bashku me mikun e tij grek, i njohur si personat më problematikë, Vassilis Paleokostas, janë arratisur me një helikopter nga burgu Koridalos. Kjo ngjarje, që alarmoi policinë greke, ishte organizuar nga vëllai i Vassilis, Niko Paleokosta dhe miku i Rizait, shëiptari Panajot Papa. Ky i fundit, u arrestua disa vite më vonë në Amsterdam, pasi kërkohet nga drejtësia greke.

Arratia zgjati për disa muaj, pasi të dy u arrestuan më vonë. Për arsye sigurie, ata u dërguan në një burg me siguri më të lartë, Gramatiko. Por, duket se edhe këtu, nuk është “ndjerë rehat”. Për kohë të tëra, duket se kishte menduar mënyrën e arratisjes dhe në bashkëpunim dhe me shqiptarë tjerë që ndodheshin jashtë, është arratisur sërish, në të njëjtën mënyrë me herën e parë.

Një helikopter ishte marrë me qira nga njerëz të të tij dhe më 23 shkurt 2009 u arratis, sërish me mikun e tij, Vassilis Paleokostas. Rizai u arrestua më 19 nëntor 2009, teksa lëvizte me dy makina të blinduara, në shoqërinë e një femre. Që atëherë, ai u dërgua në burgun e Melandrinos, pasi konsiderohej si më i sigurti në Greqi.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)