Rizgjedhja president/ Trump gati të shpenzojë 100 milionë dollarë nga pasuria personale

Rizgjedhja president/ Trump gati të shpenzojë 100 milionë dollarë nga pasuria personale

Donald Trump është i gatshëm të shpenzojë, nëse është e nevojshme, njëqind milionë dollarë nga pasuria e tij personale për t’u rizgjedhur President i Shteteve të Bashkuara

Sipas ‘Bloomberg News, ky do të ishte një veprim i paparë për një president në detyrë dhe me sa duket këshilltarët e tij nuk janë në favor të kësaj strategjie financiare.

Në vitin 2016, Trump personalisht kontribuoi në fushatën e tij zgjedhore me 66 milionë dollarë.

Për momentin Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) deri më tani ka shpenzuar 800 milionë dollarë për rizgjedhjen e tij ndërsa Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) ka shpenzuar 414 milionë dollarë për rivalin Joe Biden.

Muaji gusht ishte veçanërisht produktiv për Joe Biden, i cili grumbulloi 365 milionë dollarë, krahasuar me 193 milionë dollarë të mbledhura në vitin 2008 nga kandidati presidencial i atëhershëm demokrat Barack Obama. Fushata e Donald Trump nuk ka publikuar ende shifrat e muajit gusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion