TIRANE- Informacionet operative të SHISH drejtuar prokurorisë për një rizgjim të aktivitetit të muxhahedinëve shqiptarë në dy xhamitë e kryeqytetit, kanë detyruar prokurorinë për nxjerrjen e një urdhëri-ekzekutimi, me qëllim sekuestrimin e dy xhamive dhe kalimin e tyre për përdorim fetar Komunitetit Mysliman Shqiptar. Për egzekutimin e këtij urdhëri është ngarkuar Policia e Shtetit, e cila detyrohet të “pastrojë” xhaminë që ndodhet në zonën e Mëzezit dhe atë që ndodhet në Unazën e Re në Tiranë, nga elementët islamikë ekstremistë.