Në përballje me një valë të dytë të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, pas mbledhjes së sotme Këshilli i Sigurisë i rekomandoi qeverisë shpalljen e gjendjes së së krizës për 30 ditë. Kjo sipas Presidentit, Stevo Pendarovski bëhet me qëllim që armata të dalë në mbështetje të policisë dhe organeve shtetërore në luftën kundër pandemisë. Pendarovski shpjegon se gjendja e krizës nuk nënkupton gjendje e jashtëzakonshme apo orë policore.
“Zbatimi i gjendjes së krizës nuk ka asnjë lidhje me orën policore në gjithë territorin dhe fuqizimin e masave kufizuese eventuale ndaj lëvizjes së lirë “ – u shpreh Stevo Pendarovski.
Gjendja e krizës nënkupton se edhe ushtria do të ndihmojë në luftën ndaj pandemisë, por gjithashtu edhe të gjitha kapacitetet dhe kuadrot e spitaleve private vihen në dispozicion të shtetit.
Kryeministri Zoran Zaev thotë se për momentin nuk ka nevojë për orë policore.
“Nuk përjashtohet mundësia për mbyllje dhe orë policore, por për momentin një gjë e tillë nuk shqyrtohet. Ajo mbetet në kompetenca të Komisionit dhe dua të sqaroj se gjendja e krizës nuk ka lidhje me orën policore, por duhet respektuar masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit që të evitohen lëvizjet e panevojshme pas orës 21 dhe të respektohen masat bazike", – deklaroi Zoran Zaev.
Në rast se deri nesër përfundojnë të gjitha procedurat juridike për zbatimin e gjendjes së krizës, Qeveria pritet që në mbledhjen e nesërme të miratojë rekomandimin e Këshillit të Sigurisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor 2024, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor 2024, 08:00