Robert Aliaj kujton hyrjen e Sabianit në BBVIP: Jashtëzakonisht primitive, denigrim! Ishte si një karikaturë

Robert Aliaj kujton hyrjen e Sabianit në BBVIP: Jashtëzakonisht primitive, denigrim! Ishte si një karikaturë

Kristi dhe Kejsi, Sabiani

Piktori i njohur, Robert Aliaj dhe djali i tij kanë folur hapur për një çështje të kaluar tashmë, atë të hyrjes së Sabianit në Big Brother Vip Albania 2 ku ishte edhe vajza e tij.

Të ftuar në “S’e luan Topi” Robert dhe Krist Aliaj nuk kursyen këndvështrimet e tyre lidhur me situatën e pazakontë të krijuar pas hyrjes së Sabianit në shtëpi.

Roberti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar, madje e quajti “denigrim”.

“Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.

Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo”- u shpreh Robert Aliaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor