Një projektligj i ri i dorëzuar në Kuvend për barazinë gjinore, reflekton edhe kërkesat nga aleanca LGBTI, dhe për herë të parë hap debatin në Shqipëri, mbi gjininë. Në draft nuk flitet më vetëm për burrë dhe grua, por për një gjini gjithëpërfshirëse, që mund të parashikojë disa identitete, pa dhënë as një listë konkrete se deri në sa gjini mund të shkohet
I ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, artisti Robert Aliaj Dragot e sheh këtë projektligj dhe synimin e tij, mënyrë për të imponuar ndryshime shoqërore me forcë, të cilat shoqëria ende nuk është gati t’i përqafojë.
“Është një prezantim që e kam përjetuar në kohën e komunizmit, vetëm në regjimet totalitare ndryshimet vijnë me propagandë, vijnë me zor. Duhet të angazhohet shoqëria me militantë edhe me çdo kusht për të bërë një ndryshim shoqëror. Ndryshimet shoqërore vijnë në mënyrë natyrale. Nuk ka asnjë rast që ndryshimet kanë ardhur me propagandë, ose edhe kur kanë ardhur kanë ardhur me dhunë. Kur i dëgjon këta njerëz që flasin kupton që mënyra, e gjithë narrativa është e ndërtuar në atë formë që nuk ka si ta kundërshtosh. Kur kundërshtohen këta njerëz, akuzojnë pjesën tjetër që nuk është dakord, se ata janë historikë, janë injorantë. Shkarkojnë të gjithë atë formimin ëoke-ist politik. Gjithëçka duhet të jetë si duan ata, kush është ndryshe, është i përjashtuar nga shoqëria, mos të them dhe i burgosur”,- tha ai.
Nga ana tjetër, Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas, sheh te projektligji vetëm qëllimin për mbrojtjen e qytetarëve nga diskrimini me baza gjinore.
“Përmbajtja e projektligjit në vetëvete, nuk shpik gjini të reja. Koncepti gjini e shumëfishtë, nuk ekziston fare aty në projektligj dhe ky nuk është koncept ligjor. Përkufizimi i gjinisë në këtë projektligj, synon vetëm të mbrojë qytetarët nga diskriminimi me baza gjinore. Biologjia nuk ndryshon dot me këtë projektligj. Ekzistojnë ato sekse që ekzistojnë dhe nuk e ndryshon dot projektligji biologjinë e njerëzve”,- tha ajo.
Komente













Ka dy gjini, mashkull dhe femer. Ka martese vetem mes nje mashkulli edhe nje femre. Nuk ka martese mes gjinive te njejta. Qellimi i marteses nder te tjera eshte ciftezimi, shtimi edhe lindja e femijeve. Nese dikush do te pa***et me dike te te njejtes gjini, duhet te marre persiper faktin qe nuk do te martohet me ate njeri te se njejtes gjini, e nuk do te kete femije. Teknikat e ndryshimit te seksist nuk duhet te ekzistojne. Ashtu si nje person me azospermi qe nuk prodhon sperme, nuk lind femije, ose nje grua me probleme te vezoreve, nuk lind femije, ashtu edhe nje cift me te njejten seks, nuk behen prinder bashke. Teknikat e lindjes se asistuar duhet te behen vetem ne ciftet qe i prodhojne vete vezen dhe spermen. Cdo gje jashte kesaj, prish ekuilibrin normal. Ciftet homoseksuale le te rrine te tille, kane qene e kane per te qene, nuk gjykohen, jane njerez te rritur qe kane bere vete zgjedhjet e tyre. Ama mos na ndryshoni ligjet e natyres e konceptet e vendosura nga njeriu.
PërgjigjuZoteri,ndryshimet shoqerore vijne ne menyre natyrore ne nje shoqeri moderne,te zhvilluar e te arsimuar,por si mund te vijne natyrshem ne nje shoqeri patriarkale e me ngjyrim oriental,si mund te vijne natyrshem ne nje shoqeri kanunesh e nomash te vjeteruara?!
Përgjigju