Robert Austin: Fan Noli nuk
bëri revolucion në 1924-ën

Robert Austin: Fan Noli nuk<br />bëri revolucion në 1924-ën
TIRANE- “Fan Noli ishte i komplikuar”, këto janë fjalët e para me të cilat studiuesi kanadez, Robert Austin, e nis ligjëratën e vet në Seminarin 36 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, që ka filluar më 17 gusht dhe do të mbahet deri më 28 gusht në Prishtinë. Studiuesi kanadez nuk ia ka mohuar aftësitë si poet, prift, përkthyes, shtetar, diplomat e historian Fan Nolit, por ka mohuar që ai të ketë bërë Revolucionin e Qershorit në vitin 1924.

Noli shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të Qershorit. Por sipas Austinit, kjo ngjarje u quajt revolucion vetëm prej Nolit, sepse në të vërtetë nuk ishte i tillë. Duke qenë se Noli kishte studiuar në Amerikë, sipas Austinit, ai nuk e njihte mirë politikën e vendit të vet. Do të merrte pushtetin kur Shqipëria nuk kishte arritur shtet-formimin e plotë. Në këtë pozitë qëndroi derisa nuk u përmbys një vit më pas nga mbreti Ahmet Zogu.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)