Robert Bisha: Kompozimet moderne
do ta bëjë publikun që t’i kuptojë 

Robert Bisha: Kompozimet moderne<br />do ta bëjë publikun që t’i kuptojë 
Poli-instrumentisti Robert Bisha kthehet në Shqipëri me projektin e tij në piano solo “Ritual Moods”.

Projekti do të prezantohet përmes një koncerti të veçantë që do të mbahet më 7 prill ora 20:00 në Teatrin e Metropolit në Tiranë.

Robert Bisha rikthehet pas shtatë vjetësh në Shqipëri dhe shpreh emocionet e tij për komunikimin special që duhet të ketë me publikun për llojin e veçantë të kompozimit.

Nuk i druhem sepse kam dëshirë që të transmetoj një farë mesazhi nga guximi, pasi duhet të kemi guxim të eksperimentojmë. Do të bëjmë një koncert mikpritës nga njëri aspekt, ndërkohë që aspekti tjetër do të hedh disa ide të reja të miat që kam kompozuar këto kohët e fundit” tha ai. 

Bisha improvizon shpesh këngë të shkurtra me intervale tipike të folklorit. Ai tregon për marrëdhëniet e tij me procesin krijues të drejtpërdrejtë mes folklorit dhe improvizimit.

Pasioni im për folklorin më ka bërë që unë ta thërras, të kem me vete disa tematika të folklorit. Por njëkohësisht kam studiuar edhe pak klasike që do të thotë pak fjala klasik, por kam studiuar një repertor të muzikës klasike evropiane” përfundoi ai.

Robert Bisha njihet si një pianist kompleks. Është instrumentist eksperimentues, performon si profesionist që në moshën 12 vjeç në skenat shqiptare e jashtë saj, me kompozimet e veta.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri