Robert de Niro paditet nga ish-asistentja për ngacmim me nënkuptim seksual

Robert de Niro paditet nga ish-asistentja për ngacmim me nënkuptim seksual

Robert de Niro

Robert De Niro është paditur nga ish-asistentja e tij për abuzime verbale me  nënkuptime seksuale.

Këto abuzime përfshinin edhe mesazhe zanore në sekretarinë e saj me fjalor të rëndë e vulgar, ku e quan 'ku**vë' dhe 'shejtan'.

Robert De Niro është ende me mënyrat e vjetra. Ai nuk e pranon dot idenë që burrat duhet t’i trajtojnë gratë si të barabarta. Nuk e pranon dot se diskriminimi gjinor në punë është kundër ligjit”,  ka thënë Grama Chase Robinson në padinë e hapur ndaj tij.

 Sipas "The Sun", Robinson kishte punuar në kompaninë e De Niros, “Canal Productions”, në vitin 2005, kur ishte ende 25 vjeç, dhe kishte duruar vite të tëra diskriminimi gjinor dhe ngacmime të ndryshme.

Padia është regjistruar në New York dhe De Niro ishte paralajmëruar disa herë për këtë sjellje.

Ish-asistentja Robinson

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen