Video-Projekti “Tirana e mbrapshtë” e artistit Robert Dragoti do të shfaqet të dielën, më 20 Dhjetor, në orën 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Projekti ka të bëjë me projektimin e një videoje dhe ekspozimin e disa tablove të autorit, i konceptuar si një instalacion.
Instalacioni ka në qendër një video të re të realizuar nga Robert Dragoti me titull "Tirana e mbrapshtë", e cila është pjesë e konceptit artistik “Discrete Elements”, ku artisti përdor kronografinë si një transkript për të rrëfyer emocione dhe ndjenja të sinqerta në një kohë të dhënë.
Projekti tashmë i rifreskuar rikthehet në GKA pas një dekade. “Discret elements”, është shfaqur gjithashtu në Selanik, Poloni, Itali e New York. Video-instalacioni do të shfaqet në hollin e GKA.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com