Roberto Carlos: Derbi i Madridit vendos kampionin, jo El Classico

Roberto Carlos: Derbi i Madridit vendos kampionin, jo El Classico
Legjenda e Realit të Madridit, braziliani Roberto Karlos mendon se Reali i Madridit do të jetë shumë afër titullit të kampionit, nëse sonte e fiton sfidën kundër Atletiko Madridit.

Me fitoren e arritur kundër Getafes, 4:0, Barcelona e ka zvogëluar ngecjen me madrilenët në vetëm një pikë. “Besoj se Reali sonte ka rast për ta zgjidhur dilemën e titullit të kampionit. Atletiko është mjaft e motivuar, ndërsa Reali është i vetëdijshëm se Barcelona është vetëm një pikë larg dhe po afrohet ‘El Clasico’:.

"Ky lloj i presionit nuk do të ndikojë në lojën e Realit, i cili di se si duhet vepruar në situata të këtilla”, ka thënë Roberto Karlos. Derbi lokal i Madridit, do të zhvillohet sonte në orën 22:00 në ‘Vicente Calderon’.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta