Roberto Ferruci rrëfen në Tiranë
“Horizontin” e Daniele del Giudice 

Roberto Ferruci rrëfen në Tiranë<br />“Horizontin” e Daniele del Giudice 
Libri i shkrimtarit të njohur italian Daniele del Giudice “Horizont i lëvizshëm” është botuar në gjuhën shqipe. Ky libër u promovua këtë premte nga Instituti Italian i Kulturës dhe Botimet Toena. 

I lindur në vitin 1949 në Romë, Daniele Del Giudice ka punuar si gazetar është shkrimtar dhe ka dhënë mësim në Universitetin e Venecias. 

Për ta prezantuar librin e tij kishte ardhur shkrimtari italian Roberto Ferrucci që njeh veprën e tij, por edhe e ka intervistuar shpesh atë.

“Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur botonte një libër Del Giudice ishte një ngjarje për kritikët dhe lexuesit jo vetëm në Itali por edhe jashtë vendit. Për mua edhe tridhjetë vjet më vonë do të përbëjë një ngjarje, nëse botohet ose ribotohen veprat e tij sepse janë aktuale. Vetë Daniele gjithë kohën ka qenë një njeri modest, disi i turpshëm. Gjen shumë pak imazhe apo video të tij. Ai refuzonte të shkonte në televizione. i Daniele preferonte të shkruante letërsi dhe kishte lindur për të shkruar letërsi'', tha Ferruci. 

Libri Horizont i lëvizshëm përshkruan një ekspeditë në Antarktide, një udhëtim drejt natës polare të njeriut dhe të botës. Sipas Roberto Ferruci-t udhëtimi në Antarktidë transformohet alegorikisht në një eksperiencë që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, misteret e Jugut të thellë dhe natyrën jomikpritëse të globit

“Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime. Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që e tejkalojnë perspektivën e një tregimi të thjeshtë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman konsiderohet si poema e këtyre botëve paralele”, është shprehur Ferruci. 

Në promovimin e librit “Horizont i lëvizshëm” të Del Giuidice-s ishin të pranishëm drejtoresha e institutit italian te kulturës Adriana Frissena, botuesja Irena Toci dhe personalitete të njohuar të kulturës shqiptare.

roberto ferruci
roberto ferruci
roberto ferruci
roberto ferruci

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë