Robertson takon të rinjtë e
Kosovës:Kam gjak shqiptari 

Robertson takon të rinjtë e<br />Kosovës:Kam gjak shqiptari 
Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili ka vizituar sot Kosovën në një vizitë një ditore e që është takuar me drejtuesit më të lartë të Shtetit të Kosovës, ka takuar disa të rinj të cilëve iu ka thënë se ka gjak shqiptari në venat e tij.
 
Këtë zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur më parë, Robertson ka thënë se e ka marrë vesh kur ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë ku përmes një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e geneve nga ana e babait janë shqiptare. 

Kjo deklaratë e tij ka ardhur në një nga kolegjet e Universitetit të Prishtinës, nga ku ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin