Për herë të parë, BMW do të përdorë robotë humanoidë për prodhimin e makinave në Europë.

Dy robotë, të prodhuar nga Hexagon Robotics, pritet të punojnë në prodhim që këtë verë. Aktualisht ata janë në fazën e testimit në fabrikën e Leipzigut.

Krahët robotikë dhe automatizimi janë përdorur nga industria e makinave prej dekadash dekadash, por robotët humanoidë po shihen si versione të mira për shkak të madhësisë që arrin sa njeriu dhe aftësive.

Kostoja e tyre ka rënë, ndërsa riorganizimi i zinxhirit të montimit mbetet i shtrenjtë.

I quajtur Aeon, roboti i Hexagon-it ka përmasa njeriu dhe është 165 centimetra i gjatë ndërsa peshon 60 kilogramë.

Ai ka një shpejtësi maksimale prej 2.4m/sekondë dhe mund të mbajë pesha 15 kilogramë për periudha të shkurtra, ose 8 kilogramë në mënyrë të vazhdueshme.

Aeon është i pajisur me 21 sensorë, duke përfshirë kamera, radar, mikrofon.

Robotit në simulim që u përdor për të trajnuar Aeon, i ishte dhënë një detyrë dhe e simulonte atë përsëri e përsëri për të identifikuar zgjidhjet, qasje e quajtur mësim përforcues.

Teleoperacioni përdorej për detyra si të kapurit e një pjese, në mënyrë që roboti fizik të mësonte gamën e mënyrave të ndryshme si njeriu.

Roboti mëson si të kryejë një detyrë duke parë se si bëhet ajo, qoftë duke përdorur video nga kënde të ndryshme, apo sensorë lëvizjeje mbi njeriun.

Brenda tre deri në pesë viteve, një robot do të jetë në gjendje të marrë udhëzime të thjeshta me zë për të kryer një detyrë.

Aeon ka vetëm tri orë jetëgjatësi baterie, por një turn zgjat tetë orë, prandaj roboti është projektuar që të ndryshojë vetë baterinë e tij në rreth tre minuta, duke përfshirë udhëtimin drejt dhe nga stacioni i karikimit.

Punët e robotëve në BMW do të jenë të çojnë pjesët e prodhimit si dhe të montojnë bateritë. Megjithëse robotët janë shumëfunksionalë, ata nuk pritet të ndryshojnë shpesh detyrat e tyre.