Princeshë Diana së bashku me vokalistin e grupit “Queen” Freddie Mercury kanë qenë së bashku me një lokal për homoseksual, ku Princesha e veshur si mashkull nuk është njohur nga askush.

Ky ka qenë rëfimi i aktores britanike Cleo Rocos, e cila ka treguar për të përditshmen britanike “Sunday Times” një episod nga jeta e Princesësh së ndjerë Diana. Sipas aktores Rocos, Diana e ka shoqëruar Mercuryn në lokalin “Royal Vauxhall Tavern”, e veshur me uniformë, kapele dhe syze dielli të errëta, duke bërë kështu që asnjë të mos e njihte.

Madje edhe kamarieri që i ka marrë porosinë e ka injoruar Dianën, duke u fokusuar vetëm tek këngëtari Mercury. Rocos ka theksuar gjithashtu se Princesësh së ndjerë i kishte pëlqyer mjaft fakti që askush nuk e kishte njohur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)